Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.
Vatra aktive:
Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.
Zjarre të shuar:
Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
*Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.
Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit.
Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.
Flakët po djegin shkurre dhe bimësi pyjore. Ndërkohë, situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse të zonës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Komente
