Foto ilustruese

Kronikë

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar të gjitha, përveç vatrës në Spatharë të Skraparit

30 Korrik, 10:04| Përditesimi: 30 Korrik, 10:13

  • Share

Pas ditëve përvëluese dhe përhapjes masive të flakëve, më në fund, reshjet e dendura të shiut që ranë një ditë më parë, ndihmuan në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Aktive mbetet një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.

Zjarre të shuara janë në:

Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.

Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.

Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.

Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.

Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I ULËT".

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

Në fund të njoftimit Mbrojtja apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së flakëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?