Kronikë

Zjarret në vend, reagon Presidenca: Merrni të gjithë masat

23 Gusht 2019, 13:51| Përditesimi: 23 Gusht 2019, 14:24

  • Share

Prej disa ditësh situata me zjarret në vendin tonë ka qenë kritike. Se fundmi në lidhje me përhapjen masive të zjarreve në Qarqet Gjirokastër dhe Lezhë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Në deklaratë thuhet se Presidenti po e ndjek me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë. Më pas Meta inkurajon Forcat e Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme si dhe njësitë e Emergjencave Civile për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Reagimi i i Presidences:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Komento

Komente

  • O tej: 23/08/2019 16:16

    Po andej nga Gjiri Lalzit Kur do bjere zjarr ti fjete me gjithsej bilât e gjakpitsve Berish Mezs

    Përgjigju
  • hani piini maje Tomorrit ,po c'i qi t'emen ktij vendi: 23/08/2019 14:11

    PRESIDENTI NGA MAJA E TOMORRIT SHTRUAR KEMBEKRYQ ME BAZE ALINE - NE NJI DOR LLOKMEN E MISHIT TE QENGJIT E TJETREN GOTEN E RAKISE -SHEF NE TV ZJARRE DHE I THOT TE PRAISHMEVE : GEZUAR PER FLAKET QE POQEN KTE MISH QENGJI GEZUAR BAZALI TE PACIM SA MALI TAMORRIT DHE NE FUND SHTON : MERRNI MASA QE FLAKET MOS TE ARRIJNE NE PRESIDENCE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! DHE DUKE E PERKUL TRUPIN ASHTU KEMBEKRYQ NGA E DJATHTA JA FUT NJI POR*HE °!°°!°°!° PER NJI CAST HESHTJE PASTAJ NJI E QESHUR E MADHE -HAHAHAHAHAHA E BEKOJ BAZ ALIU KTE DITE THERRET PRESIDENTI DUKE U NGRITUR NE KEMBE ! GEZUAR MIHALI SKRAPARIT DEGJOHEN ZERAT PAS TIJ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?