Kronikë

Zjarret nën kontroll në Gjirokastër, dëmet të mëdha, rreth 850 ha të djegur! Prefekti Kote: Të hetohen pirromanët dhe ata që s’bënë detyrën

5 Gusht 2021, 11:42| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 13:58

  • Share

Duket se situata e zjarreve në Gjirokastër është qetësuar. Tre vatra janë riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Saraqinishte, Krinë dhe Arshi Lengo por ndërhyrja e menjëhershme e PMNZSH, e forcave ushtarake dhe e banoreve të zonës, ka rikthyer normalitetin.

Dëmet përllogariten goxha të mëdha shprehen autoritetet. Të paktën 850 hektarë vlerësohen dëmet në pyje dhe kullota në zonë dhe ku toka e djegur ka prekur gati 50% të të gjithë sipërfaqes së Njësive Administrative të Lunxherisë dhe Antigonesë. Edhe vreshtaria ka pasur dëme të mëdha në Lunxheri ku vlerësohet së deri me tani jane djegur gati 50 ha. Banorët e zonës për Report TV flasin për situatën kritike të 3 tre ditëve të fundit ku kullotat dhe pishat në zonën kodrinore, u shkrumbuan tërësisht.

“Është bërë shkrumb. Erdhën ushtria dhe policia të gjithë djem të rinj. Unë jam në pallat në kat të 3. Na ka ardhur shumë keq që u ndodhi kështu njerëzve që u dëmtua çdo gjë. U dogjën vreshta”, tha një banore.

“Ne duhet të ishim më aktiv me të vegjël dhe të mëdhenj. E kemi hapur se nuk duhet ta kishim hapur, neve tani u kapëm befasisht. Ne jemi popull fukara”, tha një tjetër.

Për prefektin e Qarkut të Gjirokastrës Odise Kote, ndërhyrja e organeve kompetente në këto tre ditë ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

“Të gjithë strukturat e qarkut duke filluar nga shtabet e emergjencave të të 7 bashkive sepse kanë marrë pjesë të gjitha bashkitë. Të gjithë drejtoritë rajonale, e rrugëve, Ujësjellësit, elektrikut spitali rajonal deri te monumentet e kulturës ishin prezent në menaxhimin e situatës. Në ndihmë na erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Paraprakisht kemi bërë një përllogaritje të dëmit, s’kemi dëme në shtëpitë e qytetarëve por dëme të konstatuara në pronat dhe vreshtat e tyre.

Kemi disa ha të djegura në pyje dhe kullota në këtë sipërfaqe dhe kemi nisur të gjithë procedurat ligjore për dëmet e shkaktuara nga ky zjarr. I kam kërkuar organeve ligjzbatuese të hetojnë duke filluar nga pirromanët e deri te ata që se kanë kryer si duhet detyrën e tyre. Kemi pasur për 48 orë ministrin e mborjtjes në terren, me kreun e emergjencave civile”, tha Kote.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?