Zjarret në vend

Zjarret në vend, Rama apel prokurorëve dhe gjyqtarëve: Zbatoni rreptësisht ligjin në rastet e zjarrvënies

1 Gusht 2023, 15:22| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 15:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook një rast të arrestimit të një piromani të pyjeve të vendit. Rama shkruan se ligji parashikon 15 vjet për këta lloj kriminelësh.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.”- shkruan Rama.

Kujtojmë se edhe pak ditë më parë pas mbledhjes 48 orë me qeverinë, Rama e vuri theksin nga Tepelena për zbatimin e ligjit dhe arrestimit të ‘piromanëve’.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ti tall b...: 01/08/2023 18:21

    Ai tjetri hodhi një Gerdec në erë dhe 26 të vdekur e qindra të plagosur e t'i krenohesh me policinë e brekët i mbushi

    Përgjigju
  • Pirro: 01/08/2023 16:39

    Ke te drejte o shoku Rama. Piromenat 15 e kane pak hak. Por kemi edhe ca pirroparallinj qe e grine dhe dogjen fare pronen dhe parane publike. Bej thirrje edhe per ta.....ose meqe je i pari nder to shko e futu vete brenda ne burg!!!

    Përgjigju
    • Polici: 01/08/2023 18:18

      Policia që spiunon denoncuesit tek zjarrvënesit dhe pronarët e guroreve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?