Politikë

Zjarret/ Opozita e kërkoi me urgjencë, burime për Report Tv: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet tani, të gjithë janë në terren

13 Gusht, 15:14| Përditesimi: 13 Gusht, 18:23

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.

Por burime për Report Tv kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.

Sipas burimeve nga Presidenca, Begaj nuk do ta mbledhë në këto momente Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në kushtet kur të gjithë janë në terren, për të ndihmuar sadopak nga atje, përmirësimin e situatës së zjarreve.

Më herët është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile, nën udhëzimet e të cilit po veprohet dhe manaxhohet situata.

Po sot, kryetari i PD Sali Berisha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në zonat ku është përballja më dramatike me flakët.

Edhe kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj bëri të njëjtën thirrje nga Delvina, ku paraqitet situata më e rëndë.

V.GJ /A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?