Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë dy avionë.
“Duhet ta mbajnë parasysh një të vërtetë, avionët nuk janë magjistarë, ata janë ndihmës të fuqishëm të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizimit europian të mbrojtjes civile, pjesë e së cilës jemi edhe ne, Shqipëria me të drejta të barabarta. Nuk janë asesi të plotfuqishëm, 22 avionë të gjeneratë së fundit nuk e penguan flakët të digjte dhe përcëllonte Izmirin, duke hapur një plagë të dhimbshme mbi tokën e Turqisë mike dhe duke bërë të evakuohen mijëra njerëz, ashtu sikur forca më e madhe ajrore e planetit, nuk mundi ta shmangte shkrumbimin tragjik të një vendbanimi të madh sa Tirana në Los Angelos. Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nderon forcat që luftuan me zjarret: Shteti nuk u thye! Gjyqtarët, vendime të ‘ububushme’ në favor të piromanëve! Flotë me avionë zjarrfikës (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
