Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët u ndal edhe tek situata e zjarreve. Rama tha se ka pasur dobësi nga ana e bashkive sa i përket menaxhimit të këtyre emergjencave. Rama u ndal në dy shembuj konkret, tek Perfektura e Korçës për të cilën thotë se nga 1491 forca aktive që ka të deklaruara, në raste zjarri ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe më pas ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe sërish rezultati sipas Ramës nuk ka qenë në një nivel me Shkodrën, të cilën e vlerësoi.
Rama tha se ka kërkuar ministrit të Brendshëm të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale
“Te zjarret ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion, ajo që ndodh po marr dy prefektura, psh marr Korçën dhe Shkodrën. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave që ka deklaruar aktive. Perfektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca të rrezikshme, është prefektura me angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitet se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike. Ajo që është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës ku FA janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.
Nuk është shkencë, kërkon strukturim, koordinim dhe trajnim të vazhdueshëm. Nuk mundemi ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por duhet të luftojmë për çdo metër katror tokë që mund të shpëtohet. Por çfarë është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të dobësisë së punës, është dështim që ne s’kemi si ta justifikojmë. I kam kërkuar ministrit të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale dhe për të filluar me një kalendar te trajnimeve dhe për të ndërtuar një sistem komunikimi efikas që të gjithë të dinë kush bën çfarë dhe jo alarm ngri telefonin thirr njërin", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret
SI.E.//ReportTv.al