Politikë

Rama: Piromanët kanë gjetur ‘aleatë’ në gjykata duke dhënë vendime të ‘ububushme’ në favor të tyre! Do vendosen para përgjegjësisë

27 Gusht, 11:28| Përditesimi: 27 Gusht, 12:51

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manja që të përcjellë pranë organeve drejtuese të gjyqësorit rastet e gjyqtarëve që sipas tij kanë dhënë “vendime të ububushme” në favor të zjarrvënësve.

Kreu i qeverisë tha se mendjet kriminale që kanë ndezur zjarre jo pak herë kanë gjetur ‘aleatë’ nëpër gjykata, ndërsa shtoi se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë vepruar kundër interesit të vendit.

”Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nderon forcat që luftuan me zjarret: Shteti nuk u thye! Gjyqtarët, vendime të ‘ububushme’ në favor të piromanëve! Flotë me avionë zjarrfikës (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?