Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për zjarret që kanë prekur vendin, me situatën më të rënduar në Delvinë e Gramsh. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se sot është një tjetër ditë gatishmërie e lartë dhe përpjekjesh të përbashkëta për një situatë që tashmë është më e përmirësuar.
Një koment bën edhe për “lehaqeniet”, siç i cilëson ai kritikat e vazhdueshme për mungesën e mjeteve të nevojshme në përballimin e zjarreve. Neveri, shkruan kreu i qeverisë, për “lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre” në një kohë kur edhe vende të tjera të Evropës përballen me vatra të shumta zjarri.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë bëri një reagim për kritikat se pse nuk blen avionë zjarrfikës, teksa tha se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë nga zjarret nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e tyre.
Situata më e rëndë nga zjarret është shënuar ditët e fundit në Delvinë e Gramsh. Dje, pati ndërhyrje nga ajri e toka. Nga të dhënat paraprake të bashkisë, janë djegur 5 banesa dhe një kishë. Në Gramsh janë 39 banesa të djegura në 6 fshatra, pa llogaritur dëmet në ullishte, pemëtari, e bagëti. Në Gramsh u shënua edhe viktima e parë e zjarreve, një 80 vjeçar që humbi jetën nga asfiksia e zjarrit që ndezi vetë, flakët e të cilëve më pas morën përmasa të mëdha.
Në një tjetër reagim për zjarret, kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, duke thënë se ishin një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës”.
“Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama.
Komente

/LEHAQEN/ z.Rama!! Kjo eshte nje nga shprehjet me te ulta dale nga goja e nje kryeministri,baraz ndoshta me cilesimin /kokepalaret/ e perdorur nga Meta e /lavire bulevardi/perdorur nga Berisha.Tani u barazove me ta.E dime qe nuk ke respekt per kundershtaret,por me kete emertim ke cilesuar dhe shume perkrahes e votues te tu, qe megjithese te kane votuar,nuk jane aq militante te verber sa te mos te t'i vene ne pah te metat.Ketu ku jetoj, perdorin shpesh nje shprehje:/Bari duket me i gjelber ne oborrin e komshiut/,kurse juve po beni nje /travesty/te kesaj shprehje.Ju tentuat te na thoni :/Shikoni sa i zi eshte bari te komshinjte tane evropiane/,te greku,spanjolli,portugezi,ata kane me shume mjete e flotilje per shuarje zjarri e megjithate po digjen e po pervelohen.Jo.z.Rama! Ne si shqipo kemi shprehjen /secili e di ku i pikon catia e vet/.Ata vertet po digjen e po shkrumbohen,vertet i kane te gjitha mundesite,por dhe ata i marrin ne pergjegjesi organet perkatese,jo vetem per shkaqet,por dhe per pergjigjen.Besoj se i ke te fresketa ne kujtese zjarret kete vit ne Pacific Palisades.CA dhe mos harro se se pari,i kane te gjithe logjistiken per keto raste e se dyti,ne si Shqiperi ngjajme kaq shume me Californine si klime(perjashtim bejne vetem shkretetirat qe si kemi) ,por sa per kuriozitet,a e morre mundimin te shikoje/lexoje ankesat e qytetareve,a pe ndonje zyrtar atje, t'i quante njerezit qe vinin ne dukje problemet, /LEHAQENE/??!!
PërgjigjuDUHET TI DERGOSH NE BURG PER SHPERDORIM DETYRE MEKEMBESIT E TU
PërgjigjuEdhe e dija qe fajin e ka Saliu, ç'na duhen avionë e mjete kur kemi Saliun e ia ngjeshim atij, e ha ky idiot popull.
PërgjigjuKe quan lehaqen ky qen e biri i qenit? Ne qe themi te verteten qe ke vendosur ne krye te emergjencave Haki Hashashin, qe themi jane vjedhur dhe shperdoruar fondet per luks, aq sa zjarrefiksit nuk kane asnje tende ku te flene mbas pune? Je bere i neveritshem por mire e ben kur te votojne.
PërgjigjuTI JE QEN BIR QENI MOR HALE....KU I KE AVIONET -HELIKOPTERET -ZJARRFIKESET QE PREMTOVE NE FUSHATE....PALACO ,,KE DHE GOJE E FLET....KERKOI FALJE PUBLIKE POPULLIT SHQIPTAR,,,,DEMSHPERBLE NJEREZIT PER DEMET NE SHTEPI DHE BAGETI....
PërgjigjuFajin e ka Saliu,se po tw donte i kishte blere avionet canadir keto 12 vjet por kishte hallin e rrugeve qe mbeten rruges nga 2013 e ne vazhdim. Tallu me kete popull se e meriton talljen dhe hurin,suksese ne jete