Në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit, ekipet e punës kanë bërë bilancin e dëmeve që lanë pas zjarret shkatërruese të gushtit në fshatrat e komunës.
Nga vlerësimi i të dhënave në terren, është arritur në konkluzionin se janë djegur 68 banesa në total, prej të cilave 10 janë shkrumbuar totalisht, 16 kanë dëmtime pjesërisht, ndërsa 42 të tjera kanë qenë të pabanueshme ose banesa sezonale.
Zjarri shkaktoi dëme edhe në bujqësi e blegtori. 231 kafshë ngordhën si pasojë e flakëve; 215 bagëti të imta, 9 gjedhë dhe 7 njëthundrakë.
Sa i përket sipërfaqes së tokës, u shkrumbuan 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 9.5 hektarë pemë frutore dhe 1451 hektarë bimë medicinale
Kjo ishte faza e parë në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuar. Faza e dytë do të jetë përllogaritja financiare e këtyre dëmeve.
Nga zjarri në njësinë Skënderbegas humbi jetën edhe një i moshuar, i cili kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës dhe i doli jashtë kontrollit, duke u përhapur në të gjitha fshatrat e tjera.
Komente
