Foto nga mbledhja e Kësshillit Bashkiak

Kronikë

Zjarret shkrumbuan disa fshatra në Gramsh, Bashkia e Elbasanit 3 mln lekë fond ndihmë

3 Shtator, 16:50| Përditesimi: 3 Shtator, 17:07

  • Share

Pas situatës së rënduar nga zjarret e muajit gusht në disa fshatra të Gramshit, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur unanimisht të japë një fond ndihme prej 3.000.000 lekësh të reja për këtë bashki.

Ky fond synon të mbështesë Bashkinë e Gramshit në përballimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, të lehtësojë barrën financiare të krijuar, si dhe të mundësojë rikuperimin e një pjese të territorit të dëmtuar.

Vendimi gjithashtu forcon bashkëpunimin ndërbashkiak dhe nxit frymën e ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave emergjente.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?