Pamje nga zjarret tragjike në Greqi

Bota

Zjarret tragjike në Greqi, publikohen emrat e 92 viktimave

9 Gusht 2018, 21:10| Përditesimi: 9 Gusht 2018, 23:06

  • Share

GREQI - Dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në rajonin e Atikës, që i mori jetën 92 personave, sot është bërë publike lista me emrat e viktimave. Ka qenë Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile që publikoi listën e personave që humbën jetën nga zjarri, emrat e të cilëve janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

Ndërkohë, mes personave që humbën jetën janë edhe dy që ende nuk janë identifikuar, pasi asnjë familjar nuk është paraqitur për të dhënë ADN-në, shkruan ‘Kathimerini’. 





Emrat e viktimave nga zjarret
 

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë në 23 korrik shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Sakaq, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më e riu në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?