Pamje nga zjarret

Kronikë

Kosova ndihmon Shqipërinë në 'luftën' ndaj zjarreve! Vjosa Osmani autorizon dërgimin e ushtrisë dhe zjarrfikëseve, mbërrinjë në Kukës

9 Gusht 2021, 20:30| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 23:53

  • Share

Kosova ndihmon Shqipërinë për shuarjen e zjarreve. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar.

Trupat dhe pajisjet e FSK-së, i janë vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim shuarjen dhe vënien në kontroll të zjarreve. Një pjesë kanë mbërritur që mbrëmjen e sotme në Kukës dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit, ku ka dalë jashtë kontrollit në orët e fundit. Të parët që janë nisur kanë qenë zjarrfikësit e Deçanit. Trupat do të akomodohen në Kukës për t'u nisur sërish nesër në mëngjes drejt vatrave të tjera.

Pavarasisht "luftës" së bërë për ditë me rradhë disa vatra zjarri në vendin tonë vijojnë të jetë të rrezikshme ose të riaktivizohen. Një vatër zjarri në Kukës mbi tunelin e Kalimashit është shndërruar në një problem serioz. Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?