Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar për situatën e zjarreve, duke thënë se forcat zjarrfikëse dhe të FA-së nuk kanë mjetet e duhura për të shuar flakët.
Në një reagim në rrjete sociale, ajo shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë mjet për ndërhyrjen e specializuar nga ajri në rast zjarresh, ndërsa shton se paratë shkojnë për luks qeveritar.
"Po ndjek me shqetësim situatën tragjike që kanë krijuar zjarret në disa zona të vendit. Në këtë moment të vështirë, lutjet e mia janë për jetën e banorëve dhe efektivëve që ditë e natë, në kushte ekstreme, po përpiqen t’u vijnë në ndihmë.
Fatkeqësisht, kjo është një situatë e paralajmëruar. Zjarret na kanë shoqëruar në çdo stinë të nxehtë vitet e fundit. Jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e fqinjëve, për shkak të dështimit total të qeverisë për të garantuar kapacitetet e domosdoshme për përballimin e emergjencave civile.
Shqipëria digjet çdo verë dhe përmbytet çdo dimër sepse korrupsioni i ka shtrirë degët në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Sot efektivëve të Forcave të Armatosura u duhet të luftojnë me flakët me mjete primitive, sepse paratë me të cilat mund të ishin blerë mjete, kanë përfunduar në gropat thithëse të korrupsionit.
Në dallim nga fqinjët, Shqipëria nuk ka asnjë mjet për ndërhyrjen e specializuar nga ajri në rast zjarresh. Një Fire Boss kushton rreth 3.5 milionë euro, më pak se Kopshti i Edenit në oborrin e Kryeministrisë. Është për të ardhur keq sesi paratë për luksin qeveritar derdhen lumë, por mungojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga flakët.", shkruan Xhixho.
Komente

A u dhje....surratin moj qe beni politik edhe me zjarret ju qe jeni me te ndyret e te ndyreve. Lere moj tre muaj rrogen ti e te tere ju qe sngopeni duke vjedhur se s'ngelesh pa ngrene jo se hani me dhjete bulxhinj nga njemije drejtime .
PërgjigjuUa Erisa e shqetesuar per zjarret.
Përgjigju