Politikë

‘Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë’, Rama flet pas betimit të qeverisë: Policia ishte kthyer si çeta e ministrit të Brendshëm

19 Shtator, 13:13| Përditesimi: 19 Shtator, 13:49

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama pas betimit të kabinetit të ri qeverisës, prezantoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu, e para grua në krye të këtij dikasteri. Rama tha se zjarrfikësit janë lënë në dorë të dytë, ndërsa kritika pati edhe për mënyrën se si është operuar deri më tani mes Policisë e Ministrisë së Brendshme. Kryeministri u shpreh se Policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm.

“Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë, ndërkohë që problemi me i madh sot i shfaqur në verën që po kalon dhe që me sa duket do jetë problem qendror për vite në vijim, janë zjarret. Kanë dalë në planin e parë forcërisht, si një punë e brendshme për tu adresuar me një qasje, të përshtatshme, me një organizim dhe me forca çdo vit dhe më të reja. Duke pasur parasysh se çfarë ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që policia të ishte për shumë vite si çeta e ministrit të brendshëm, një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit, apo një vend ku ringritja e policisë së shtetit pas asaj katrhure ku ne nisëm punën në 2013, e bënin policinë e shtetit prioritetin e prioriteteve. Tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm, sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave, të paktën të gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit të vendeve të BE”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?