Kronikë

Shiu shpëton shkrumbimin e Nikolicës, në 5 ditë u dogjën 50 hektarë pyje - Nisin hetimet

31 Tetor 2019, 11:50| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 12:22

  • Share

Pas 5 ditësh, zjarri që dogji disa hektarë pyje dhe shkurre në fshatin Nikolicë është shuar. Për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse e kishin të pamundur ndërhyrjen në disa zona dhe kështu zjarri përhapej me shpejtësi. Por fatmirësisht reshjet e shiut që kanë 'pushtuar' zonën gjatë natës, kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit në Nikolicë të Devollit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i rënë në këtë zonë ka djegur më shumë se 50 hektarë bimësi, kullota e pisha.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet përë të zbuluar arsyet e këtij zjarri që shkaktoi dëme të konsiderueshme të florës dhe faumës në zonës. Deri më tani janë pyetur disa barinj dhe persona që mblidhnin bimë medicinale në këtë zonë. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Por nuk përjashtohet as zjarrvënia për shkak të pakujdesisë. Në lidhje me zjarrin po heton edhe prokuroria e Korçës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?