Komandanti i repartit të zjarrfikësave Durrës, Adriatik Velaj dhe shefi i ndërhyrjes Vladimir Zhupa kanë dhënë detaje për zjarrin e rënë në fabrikën e tullave në Maminas. Shkak sipas tyre dyshohet se është bërë shkëndija elektrike, ndërsa dëmi ka qenë i madh. Aktualisht situata është nën kontroll.
"Bashkëveprimi ishte, ka paisje, janë respektuar dhe është ndërhyrë nga punëtorët. Ndërhyja e forcave tona ishte decizive. Ka dëme në makineri, por dëmi i shpëtuar është më i madh se ai i shkaktuar", tha Velaj.
"Kemi marr ënjoftim për një zjarr dhe njoftimi ka ardhur nga qytetarë dhe duke e menduar fabrikë kemi nisur automjete. Mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Kur erdhëm na thanë se një punonjës është nisur drejt spitalit. Dëmi është goxha i madh. Tani situata është nën kontroll, po bëhet pastrimi", shtoi Zhupa.
Lajmi kryesor:
Tymi i zi 'pushton' Maminasin, shkrumbohet nga flakët fabrika e re e tullave, po bënte prova për të nisur aktivitetin, plagoset punonjësi 57 vjeçar (VIDEO)
//ReportTv.al