Për shkak të shpërthimit të zjarrit masiv te fabrika e bojërave 'Deutsch Color' në Maminas, në autostradën Durrës-Tiranë është anuluar dhe një dasmë në një resort aty pranë. Dasmorët janë nxjerrë nga resorti dhe janë evakuar së bashku me banorët e zonës.
Pas apelit të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i qëndruar larg zonës, Policia e Shtetit përmes një njoftimi paraprak bën me dije se asnjë person nuk është lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë.
Po ashtu, për çështje sigurie policia njofton se do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
B.K//ReportTv.al