Zjarri masiv në fshatin Hambar të Fierit, shefi i zjarrfikësve: Rrezikohej një lagje e tërë, flakët janë izoluar totalisht, nuk pati dëme

10 Shkurt, 20:32| Përditesimi: 10 Shkurt, 20:56

  • Share

 

Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.

Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

“Zjarri fillimisht ishte në pjesën e lumit ku po digjeshin shkurre. Rrezikohej një lagje e tërë “Goxhaj”, nuk mund të dimë saktësisht sesa banesa rrezikoheshin sepse është errësirë por zjarri për momentin është izoluar komplet. Është larg banesave, nuk solli asnjë dëm vetëm u dogjën shkurre dhe kallamishte”- u shpreh Hyka.


Lajmi kryesor:

Zjarri masiv në Hambar të Fierit, banorët: I qëllimshëm, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë! U rrezikuan 13 banesa


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?