Bardhyl Gjana, kreu i zjarrfikëses në Kamzë tha për Report Tv se shkak është marrja zjarr e një prej kondicionerëve të vendosur aty, por është një zjarr pa pasoja pasi u ndërhy në kohë nga forcat zjarrfikëse.
"Në tendën hyrëse janë të vendosura tre koka, një nga ato kanë shkaktuar zjarr nga ndërhyrja është bërë e mundur shuarja, vetëm është dëmtuar koka jashtë. pritet të vijë grupi për të këqyrur zjarri. nëse do të zgjaste më shumë do të ishte më e vështirë. ndërhyrje e shpejtë dhe fatmirësisht dëmi është minimalist", tha Gjana.
Lajmi kryesor:
Zjarr në bashkinë e Kamzës! Merr flakë kondicioneri i ndodhur sipër strehës, kreu i zjarrfikëses: U ndërhy në kohë, pa pasoja (VIDEO)
//ReportTv.al