Makinat e djegura

Zjarri në biznesin e makinave me qira në Kamëz, arrestohet autori

6 Qershor, 14:02| Përditesimi: 6 Qershor, 14:17

  • Share

Amarildo Saliu është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz pasi dyshohet se është autor i zjarrvënies së makinave me qira në rrugën "Donald Trump" në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit në Tiranë.

Ai ishte në "arrest shtëpie" dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes.

23 vjeç, banues në Zall Mner u arrestua për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën "Donald Trump", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" informoi sot policia.

Atij i është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i kishte fshirë. Si autorë të zjarrvënies mendohet se janë 3 persona, informon gazetari Sokol Dema.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?