Kronikë

Zjarri në Delvinë, banorja për Report TV: Më zien zemra, flakët u afruan në shtëpi! Mund të ketë edhe granata

13 Gusht, 11:34| Përditesimi: 13 Gusht, 12:16

  • Share

Një e moshuar në Delvinë, ku situata nga zjarret paraqitet akoma kritike, foli për Report TV.

Ajo përshkroi situatën e rëndë gjatë natës ku flakët morën përmasa të mëdha, ndërsa thotë se flakët iu afruan banesës, por arritën ta shpëtonin duke shuar flakët. Por, dëme ka pasur në banesa të tjera, thotë ajo.

“Situata ka qenë shumë shumë keq. Flakët erdhën në shtëpi. Na ndihmoi lagjia dhe e shuam. Këtu e kemi kaluar natën, mund të kenë mbi 200 veta. Ka qenë ‘97-ta, mund të ketë edhe granata. Nuk u larguam, jemi përpjekur me mish e shpirt për të shuar flakët. Ja u dogj shtëpia. Mua më ndihmuan të tjerët që e shova. Të gjitha forcat kanë qenë këtu. U dogj shtëpia e stani. Nuk mund të them se nuk kanë qenë. Me një tubë ujë nuk mundemi dot. Sot ku janë aeroplanët që erdhën, pse u larguan. A e shove zjarrin? A ke ardhur për të ndihmuar, më ndihmo. Më zien zemra, ne e dimë se si jetojmë. “, u shpreh banorja.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?