Në përpjekje me flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyre një efektiv zjarrëfikës nga Përmeti.
Bëhet fjalë për Romeo Sulejmanin, ku sipas vlerësimeve paraprake të mjekëve të spitalit ka marrë djegje të shkallës së dytë e të tretë.
Për të parë gjendjen e tij Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve Arben Cara vizitojë efektivin në spital.
Në një prononcim për Report Tv, Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrëfikës drejt Tiranës.
“Fatmirsisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplokojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi fati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.
Nga ana e tij, zjarrëfikësi Sulejmani rrëfen momentet e përballjes me zjarrin.
“Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, shumë zona janë fikuar. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, tha ai.
/KECI/,paske pretendime shume ti,na dashke veshje,pajisje dhe avione kunder zjarrit !! Po /Giro d'Italia/ si do t'a sponsorizojme qe te filloje nga brigjet tona duke paguar 18 milion euro,po e shpenzuam kete shume per cikerima te tilla pa rendesi qe kerkoke ti?! Pune e madhe se u dogj pak ndonje zjarrfikes,ndonje pemetore,apo ndonje shtepi,rendesi ka sporti i botes dhe nuk po kujtojme ketu qirane mujore te sateliteve,sa perlan dhe ajo!!
PërgjigjuJepu rrobat dhe pajimet që kërkohen që të mos digjen efektivët. Clesh pallavra do bëjmë këtë dhe atë?! Ka të paktën 10 vjet që bien zjarre çdo verë. Ca pritet më për t'a rregulluar këtë gjëndje. Bleni avionë Canadair për shuarje zjarri, të paktën 2.
PërgjigjuPo normal qevdo digjet nëse dhkon me pantallona te shkurtra per te dhuar zjarrin.
Përgjigju