Ora 23:58 minuta gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se zjarrfikësit tashmë kanë arritur të izolojnë flakët por për shkak të sasisë së madhe të bojrave dhe materialieve lehtësisht të djegshme shuarja e plotë të saj do të kërkojë kohë.
E gjithë struktura e magazinës është djegur. Në vendngjarje veç ministrit të Brendshëm ndodhet dhe drejtori i Policise se Shtetit dhe Drejtori i Emergjencave Civile.
Deri tani janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe 67 forca zjarrifëse, 200 forca policie e vullnetarë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
S.G//ReportTv.al