Arjan Ahmetaj, specialist për parandalimin e zjarreve, u shpreh për Report Tv se punëtorët bënë të mundur izolimin e flakëve në fabrikën e sfungjerit me anë të fikësve të dorës. Ahmetaj tha se po hetohen shkaqet e rënies zë zjarrit, ndërsa shtoi se zjarrfikëset arritën në kohë.
“Me marrjen e njoftimit, janë nisur stacionet kryesore të Tiranës dhe zjarri në momentin e parë është sulmuar nga vetë punonjësit dhe me fikëset e dorës e kanë sulmuar atë, kur ka ardhur zjarrfikësja, vatra është vënë në kontroll. Grupi i hetimit po bashkëpunon, po vazhdojmë hetimet. Punëtori ka qenë i asfiksuar dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
Tiranë, merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat! Asfiksohen 2 punëtor, përfundojnë në spital (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al