Kronikë

Zjarri në Finiq, Vengu për Report Tv: Aktualisht situata paraqitet në kontroll! Vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë

10 Gusht, 08:17| Përditesimi: 10 Gusht, 08:53

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë për Report TV se situata nga zjarret në fshatrat e Finiqit është më në kontroll. Pas një nate të vështirë, ku flakët ishin intensive, u ndërhy edhe nga ajri për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Ministri thekson se me ndërhyrjen e shpejtë bënë të mundur shmangien e rrezikut në hidrocentralin e Bistricës, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit është operuar nga ajri me helikopter. Në terren gjatë natës janë angazhuar 120 forca, ndërkohë që pritet të ndërhyhet gjithashtu edhe me një avion Canadair nga Mekanismi Mbrojtes i BE-së.

I pyetur për dëmet, ministri theksoi se nga vlerësimi paraprak, janë të vogla, duke marrë parasysh intensitetin e madh që pati zjarri në këto fshatra gjatë natës.

“Aktualisht situiata paraqitet më në kontroll, kemi pasur ndërhyrje nga ajri në orët e para të mëngjesit. Vijon operacioni për të siguruar perimetrin dhe infrastrukturën kritike. Do të vijojmë të jemi prezentë gjatë ditës. Në bazë të protokolleve tona, ndërhymë fillimisht në zonat e banuara, rreth orës 22:00 deri në mesnatë bëmë evakuimin e përkohshëm të fshatrave të rrezikuara. Më pas forcat ndërhynë shtëpi më shtëpi. Nga vlerësimet paraprake dëmet janë minimale duke marrë parasysh vatrën intensive. Këto ndërhyrje në terren kanë mundësuar që të mos kemi në jetë njerëzish e në prona. Më pas ndërhymë për të krijuar perimetrin e sigurisë në hidrocentralin e Bistricës. Rreziku është larguar nga hidrocentrali. Kemi kërkuar që të pezullohet aksesi i mjeteve nga Muzina drejt Bistricës që të vijojë aktiviteti i ndërhyrjes nga ajri në kushte optimale. Ka nisur ndërhyrja nga ajri që në orët e para të mëngjesit për më shumë se një orë. Do të ndërhyjmë me një mjet Canadair në Dhrovjan, ku kemi konstatuar me dronët Bayraktar disa vatra të vogla dhe duhet t’i mbajmë në kontroll që të mos përhapen.”, u shpreh ministri.

Ai tha se vatra aktive mbeten edhe në Bulqizë, Mat, Bolenë të Himarës e Tepelenë.

“Në Bulqizë, Mat, Bolenë të Himarës, Tepelenë dhe Finiqi, që mbetet vatra më intensive s ai përket përhapjes. Do vijojmë të mbetemi vigjilentë. Kemi kërkuar gadishmëri të plotë të të gjitha bashkive dhe madje vendosjen në dispozicion të mjeteve private si betonieret që mund të shpërndajnë ujë në zonat me terren të vështirë.”, shtoi ai.

Ministri tha gjithashtu se synojnë që të blejnë helikopterë të specializuar për situata të tilla, pasi ato të FA-së kanë shumë misione.

“Do ta pasurojmë flotën ajrore dhe modernizojmë fotën tokësore. Dhe të kemi qendra rajonale për një zinxhir më të fortë reagimi”, shtoi ai.

Një apel kishte edhe për qytetarët që të tregojnë kujdes.

Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të zihen sërish?