Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje të jashtëzakonshme nga autoritetet qendrore dhe lokale.
Pas ndërhyrjes së kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakouli, në zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.
Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas informacioneve më të fundit, pritet që së shpejti të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia, i cili do të ndihmojë në shuarjen ajrore të flakëve.
Ndërkohë, një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri, që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri, që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Pas njoftimit të marrë, drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrëfikës të Poliçanit që janë duke punuar për të lokalizuar flakët dhe për të fikur zjarrin, që në disa zona është duke vijuar ende.
Terreni i vështirë malor e bën të pamundur futjen në zonën e zjarrit me mjete dhe kjo ka bërë që zjarrfikësit të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për fikjen e zjarrit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin janë bërë temperaturat e larta.
Ndërkohë, një zjarr ka rënë edhe në fshatin Virjon, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri është vënë në kontroll nga zjarrëfikësit, ndërsa është shkaktuar si pasojë e shkëputjes së linjës elektrike. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës ka shkuar grupi i shërbimit zjarrfikës, me 2 mjete dhe 6 efektivë të shpëtimit nga zjarri.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë operacionale është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe fikja e zjarrit që rrezikonte 3 banesa dhe parcelat me dru frutorë të zonës. Ndërkohë që situata është vënë nën kontrroll, si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 0.2 ha me pemë frutore shegë, pjeshkë dhe kumbulla.
Komente
