Zjarret, foto ilustruese

Kronikë

Zjarri në fshatin Bresnik i Poshtëm në Gramsh, arrest në burg për piromanin: Doja të shtrija tubin e ujit për të vaditur ullinjtë

24 Gusht, 11:20| Përditesimi: 24 Gusht, 11:39

  • Share

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest në burg' për një person për një zjarr të rënë në fshatin Bresnik i Poshtëm të Gramshit më datë 21 gusht. Prokuroria thotë se personi me inicialet F.S, i ka vënë zjarrin një pjesë të pyllit me qëllim që të shtrinte tubin e ujit për të vaditur ullinjtë. 

Ai ka deklaruar se ka qenë bashkë me të atin kur kanë ndezur zjarrin me qëllim për të lehtësuar punën për të shtrirë tubin e ujit, dhe se flakët i ka mbajtur nën kontroll. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale 'Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor'. 

Ndërkohë, edhe në Tiranë, një 63-vjeçar është vënë nën hetim pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe me shkurre në fshatin Pezë Helmas. 

"G. U,  63 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmas, në vendin e quajtur “Kroi i Lekut”,  nga pakujdesia,  në ullishten e tij ka shkaktuar zjarr, duke djegur një sipërfaqe me shkurre.", njoftoi policia.

Njoftimi i prokurorisë Elbasan: 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal.

 

Më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative  Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga lloje drurësh “Mare” dhe “Cendel”.

 

Në vendngjarje shtetasi F. S.i deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë. Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.

Në deklarim ai tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën  për të pastruar pyllin për të shtrirë një markush uji.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çakmak, ndërkohë që shtetasi F.S. po hetohet për veprën penale e parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal, që përbën krim të kryer me dashje dhe për të cilin dispozita përkatëse përcakton një maksimum dënimi prej 8 (tete) vite burg.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?