Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve

31 Korrik, 20:56| Përditesimi: 31 Korrik, 21:27

  • Share

Efektivët zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, në Tepelenë, ndërsa një shtëpi e cila rrezikohej që të përfshihej nga flakët është shpëtuar.  

Për të ndjekur nga afër situatën ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili tha se është kërkuar edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, në rast se do të kishte evakuime pjesore.

“Në një moment patëm vështirësi në përballimin e flakëve që po afroheshin në mënyrë të beftë, por kemi arritur të minimizojmë dëmet. Kemi ndërhyrë edhe me helikopter, duke arritur të kemi një mbulim sa më të mirë të situatës.  Në Luzat është bërë një punë mjaft e mirë, janë shpëtuar shtëpitë, të cilat rrezikonin. Edhe banorët në këtë fshat kanë bërë një punë shumë të mirë për mirëmbajtjen e tokave të tyre, duke lehtësuar edhe punën dhe përpjekjen e FA për të ndërhyrë apo për të patur akses. Kemi kërkuar edhe bashkpunimin e banorve të zonës.”, theksoi ministri Vengu.

Një nga banorët e fshatit falenderoi efektivët që morën pjesë në aksion.

“Forcat ishin të shumta dhe i mposhtën flakët. Më shpëtuan shtëpinë dhe baçen që kam bërë. Unë masat i kisha marrë, kam bërë brezin e butë rreth e rrotull parcelës që e kam mbjellë me të gjitha llojet e pemëve, por isha edhe i trembur”, u shpreh banori.

Ndërkaq, forcat operacionale ndodhen ende në terren duke vijuar punën për shuarjen e plotë të të gjitha vatrave në këtë zonë.


Lajmi kryesor:

Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?