Deputetja e PD, Zheni Gjergji

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, PD: I qëllimshëm! Drejtësia t’i shkojë hetimeve deri në fund

17 Korrik, 15:41| Përditesimi: 17 Korrik, 16:22

  • Share

PD e ka cilësuar si të qëllimshëm zjarrin në fushën e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit, i cili u përfshi nga flakët.

Përmes deputetes Zheni Gjergji, PD i ka bërë thirrje drejtësisë që të çoj hetimet deri në fund.

"Kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme, keqdashëse dhe fshehëse e krimit. Ky është nja zjarr për të mbuluar korrupsionin, për të pakësuar mbetjet që po bëhen më të larta se kodrat e Krastës përmbi qytet. Partia Demokratike, denoncuese e palodhur prej vitesh, me deklarata, padi dhe qëndrime të forta për skandalin e inceneratorëve, i kujton sot SPAK-ut edhe njëherë se këto janë pasojat e dënimeve selektive. Ne i bëjmë thirrje drejtësisë, jo të re, por të rilindur, që të kryejë funksionin e vet dhe t’i shkojë hetimeve deri në fund", tha Gjergji.

Sipas deputetes Zheni Gjergji, zjarri është vënë me qëllim për të ulur sasinë e madhe të mbeturina që ndodhet aty.

"Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg inceneratori, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave", tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?