Momenti kur zjarrfikësi nxjerr nga ballkoni foshnjën

Kronikë

Zjarri në garazhin e pallatit në Tiranë, momenti kur zjarrfikësi shpëton foshnjën 3-muajshe

12 Prill 2021, 08:10| Përditesimi: 12 Prill 2021, 08:18

  • Share

Djegia e një makine ditën e djeshme në garazhin e një pallati ka vënë në rrezik jetën e 86 familje që jetonin në të. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku shtëllungat e tymit nga garazhi kanë mbushur hapësirën e shkallëve mes kateve duket e bërë thuajse të pamundur largimin e banorëve për shkak të asfiksisë që krijonte tymi. Kjo ka bërë që forcat zjarrfikëse të ndërhynin menjëherë dhe të bënin evakuimin e tyre, ku pjesë e të shpëtuarve ishte edhe një foshnje 3-muajshe.

Foshnja 3-muajshe u la në krahët e zjarrfikësit, i cili përmes shkallëve të zjarrfikëses ishte ngjitur në katet e larta për të evakuuar banorët. Pas foshnjës nga pas e ndiqte e ëma me batanijen e gjumit në dorë duke u ribashkuan pas pak minutash në tokë të dy të sigurt. Ato pak minuta për nënë ishin një tmerr i vërtet, ndërsa foshnja vijonte gjumin e qetë në krahët e zjarrfikësit pa kuptuar asgjë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por zjarri që fillimisht ra në një makinë bëri që flakët të dëmtojnë edhe makinat e tjera që ishin të parkuara ngjitur me të. 

1618206849_shpetohetfemija1.jpg

Momenti kur zjarrfikësi nxjerr nga ballkoni foshnjën

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?