Kronikë

Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët

30 Korrik 2024, 08:45| Përditesimi: 30 Korrik 2024, 09:00

  • Share

Zjarri në Gjirokastër ka vazhduar edhe gjatë orëve të natës.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe ata vullnetarë kanë ‘luftuar’ me zjarrin, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.

Sipas informacioneve në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti.

Në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm u bë riorganizimi në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.

Lufta me flakët vijon ende. Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve.

Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?