Kronikë

Zjarri në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi flet për Report Tv: Duhen minimalisht 6 helikopterë për përmasat që kanë marrë flakët

11 Gusht, 12:20| Përditesimi: 11 Gusht, 12:25

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, thotë se zjarri në fshatin Sojnik ka marrë përmasa të mëdha, megjithatë nuk ka rrezik për banorët.

Në një prononcim për Report Tv, Ajazi u shpreh se nga ajri po ndihmojnë edhe 2 helikopterë në këtë zonë.

Ndërsa sipas tij, përfaqësues të Çekisë dhe Sllovenisë, që ndodhen në Shqipëri me avionë Canadair për fikjen e zjarreve, i kanë thënë se për një zjarr të përmasave të tilla duhen mininalisht 2 helikopterë.

“Bëhet fjalë për një zjarr masiv në fshatin Mukaj ose Sojnik. Ka që prej ditës së djeshme që situata nuk është e mirë, ndoshta e pamenaxhueshme. Flakët janë përhapur shumë, ka një zjarr goxha masiv, por fatmirësisht kemi pasur mbështetjen e forcave ajrore, por edhe të këmbësorisë së ushtrisë shqiptare, e cila ka mbërritur me 30 efektivë dhe nga ajri me 2 helikopterë. Që ditën e djeshme është bërë evakuimi i barinjve, njerëzve atyre pranë, bagëtive. 2 shtëpi kanë qenë shumë vatrave të zjarrit, është bërë evakuimi i banorëve, por për momentin nuk ka alarm për banorët ose për gjë të gjallë. Në komunikimin që unë para me përfaqësues të Emergjencave Civile të Bashkimit Europian që janë këtu në terren, 4 oficerë nga Çekia dhe nga Sllovakia, ata thanë që një ndërhyrje shumë e mirë kjo nga ajri, por për këtë masivitet zjarri do të nevojiteshin minimalisht 6 helikopterë. Megjithatë, me ata 2 helikopterë që janë po përpiqen që t’i japin zgjidhje, por do të jetë e vështirë, tani janë orët më të nxehta të ditës, era është shumë favorizuese për zjarrin”, tha për Report Tv, kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?