Kronikë

Zjarri në Gramsh/ Prefekti i Elbasanit për Report TV: Po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt Nartës! Dy helikopterë në terren, po dërgojmë dhe një tjetër

13 Gusht, 10:21| Përditesimi: 13 Gusht, 11:10

  • Share

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja thotë për Report TV se situata nga zjarret në Gramsh vijon kritike. Ai tha se më me rrezik është në në Menkollarë, ku zjarri rrezikon të përhapet drejt Nartës, fshatit më të madh të Gramshit. Prefekti tha se aktualisht në terren po operojnë dy helikopterë, ndërsa është nisur edhe një tjetër.

“Situata është e rëndë, kemi shumë forca në terren. Kemi një riaktivizim të zjarrit në Skënderbegas në një lagje pranë shkollës së mesme, po ndërhyhet me shumë forca dhe mjete nga ajri për të ndaluar përparimin e flakëve drejt Nartës. Po punohet edhe në Ermenj pasi rrezikohet që flakët të shkojnë në territorin e prefekturës Korçë. Kemi nisur edhe një helikopter të tretë, dy janë në terren.”, tha ai.

Ai tha se janë 39 banesa të djegura në disa fshatra nga zjarret e djeshme.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?