Ndërhyrje nga ajri

Zjarri në Grapsh në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka më rrezik për banorët dhe banesat

9 Korrik, 18:26| Përditesimi: 9 Korrik, 18:31

  • Share

1720542683_ndwerhyrjengaajri.JPG

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situaën e zjarreve ditën e sotme në fshatin Grapsh të Dropullit, i cili rrezikoi disa banesa. Ministria thekson se pas jnë pune në terren nga forcat zjarrëfikëse është bërë e mundur përmirësimi i situatës nnë fshatrat Grapsh dhe Kardhikaq.

Situata në terren po ndiqet edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti. Ndërkohë pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit. 

'Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.', thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Zjarret në Dropull e Grapsh, s’ka më rrezik për banesat! Vijon flakët në Qafë Muzinë, pritet të mbërrijnë dy helikopterë nga Greqia (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?