Joe Biden dhe Jill Biden në Hawaii

Zjarri në Hawaii, Presidenti Biden viziton zonat e shkatërruara: Vendi është me ju, do bëjmë gjithçka që të rimëkëmbeni

22 Gusht 2023, 08:50| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 09:05

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vizituar Hawaii duke parë edhe dëmet që ka shkaktuar zjarri pas shqyrtimit të përgjigjes së administratës së tij ndaj fatkeqësisë natyrore të shtetit.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Jill Biden, mbërritën të hënën, 13 ditë pas zjarrit në Mauai duke u thënë të mbijetuarve se kombi është me ta.

"I gjithë vendi është me ju. Të gjithë njerëzit në SHBA janë të pikëlluar për fatkeqësinë që ndodhi në Haëaii, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ju të shëroheni”, tha Biden.

Nga kjo fatkeqësi natyrore 114 persona kanë vdekur dhe 850 persona mbeten ende të zhdukur.

Guvernatori i Hawaiit deklaroi se shumë nga viktimat mund të jenë fëmijë. Për të vizituar Hawaiin, Biden anulloi pushimet e tij në Liqenin Tahoe në Nevada, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti lëshoi ​​një deklaratë më 10 gusht për të përshpejtuar financimin dhe ndihmën federale për Hawaiin.

Ekspertët i kanë thënë BBC-së se gjetja dhe identifikimi i viktimave mund të zgjasë me muaj ose edhe me vite duke pasur parasysh shkatërrimin e madh nga zjarret masive në vend.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?