Pamje nga subjketi në Kashar, i cili u përfshi nga zjarri sot paradite

Kronikë

Zjarri në Kashar, banorët: Jemi ankuar për ndotjen, s’u morën masa

22 Prill 2018, 12:02| Përditesimi: 22 Prill 2018, 12:34

  • Share

TIRANË- Banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot.

Por, pavarësisht ankesave ata deklarojnë se nuk është marrë asnjë masë. Kjo ishte hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga zjarri, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe një vit më parë. Ndërkohë, Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi:

Vatra e zjarrit në subjektin, i cili u përfshi nga flakët, po normalizohet, Ende nuk dihen shkaqet, por me këtë do të merret ekspertiza. Biznesi ngjitur nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Forcat e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve. Forcat e oficerëve janë të gjithë këtu dhe po punojnë për shmangien e rrezikut, i cili tashmë ka kaluar. Na kanë ndihmuar dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Vorës dhe të Durrësit. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar. Situata po shkon drejt normalizimit dhe izolimit të flakëve.


Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Ndriçim Goxha

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?