Zjarri ne Kashar

Kronikë

Zjarri në Kashar, drejtori i Zjarrfikësve: S’funksionoi alarmi, fabrika u dogj edhe vjet, u gjobit

22 Prill 2018, 11:08| Përditesimi: 22 Prill 2018, 11:12

  • Share

Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj nga vendi i ngjarjes deklaroi se kompania e riciklimit në Kashar është përfshirë nga flakët edhe vjet, ndërsa pak javë më parë është penalizuar për mos marrjen e masave në rast zjarri, ndërkohë që edhe para pak ditësh kishte pasur një rast të tillë. Ai tha se sistemi i alarmit të zjarrit nuk ka funksionuar.

Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Biznesi nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar për masat që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më parë. Kompania nuk kishte marrë masat për reagimin. Kryesore është që të mos dëmtohen qytetarët, më vonë do të flasim për gjërat e tjera.

Shkëlqim Goxhaj

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?