Komisariati dhe efekti i policisë Hajredin Boja

Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku vdiq i arrestuari 26-vjeçar, lihen në burg policët Hajredin Boja e Fatmir Isufi

29 Mars 2022, 12:48| Përditesimi: 29 Mars 2022, 13:41

  • Share

2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi janë lënë në qeli nga gjykata e Tiranës sot, të akuzuar se nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës, ku si pasojë 26-vjeçari Arben Mici i vuri zjarrin qelisë dhe  humbi jetën nga asfiksia.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme u konfirmua se ishte i riu Mici ai që i vuri flakën me çakmak dyshekut të krevatit të qelisë. Si pasojë e pakujdesisë së efektivëve përgjegjës, Mici u la të futej në qeli me çakmak me vete, ndërsa po ashtu u gjetën edhe një paketë duhani me tetë filtra, ndërsa në trup iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare dhe një paketë.

Mici, i arrestuar pasi dhunoi të ëmën, ka qenë një person problematik, ndërsa në 5 vite ishte shoqëruar 22 herë në polici. Paraprakisht u dyshua se Mici e thuri planin e zjarrvënies bashkë me të arrestuarin tjetër, Dilaver Idrizin, me qëllimin për t'u arratisur, por një tezë e tillë ka rënë. Vetë Idrizi deklaroi se zjarrin e kishte vënë Mici dhe se ai ishte nxjerrë jashtë qelisë nga polici Hajredin Boja, i cili mbeti i asfiksuar. Familjarët e 26-vjeçarit kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga zjarri në Komisariat u plagos efektivi Hajredin Boja e i arrestuari Dilaver Idrizi, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?