Plan për t'u arratisur, i riu që ndërroi jetë e Dilaver Idrizi i vunë zjarrin komisariatit në Kamzë! 2 policë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, i lejuan në qeli me çakmak

27 Mars 2022, 09:22| Përditesimi: 27 Mars 2022, 11:20

  • Share

Plani për t'u arratisur, i thurur mes 26-vjeçarit  Arben Mici, i cili humbi jetën, dhe të shoqëruarit tjetër Dilaver Idrizi, i vuri flakën mbrëmë Komisariatit të Policisë në Kamëz, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Mici, i arrestuar për dhunë në familje dhe Idrizi, i cili hodhi gruan nga ballkoni, u lejuan me çakmak në qeli, me të cilin i vunë zjarrin rrobave, me qëllimin për të krijuar kaos që më pas të mund të arratiseshin, por plani i tyre dështoi pasi flakët dolën jashtë kontrollit, duke i marrë jetën 26-vjeçarit.

Për këtë ngjarje, dy oficerë policie, Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili u asfiksua, që kishin për detyrë të siguronin dhomat e paraburgimit, u arrestuan, ndërsa u proceduan edhe inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi, e komisar Ylli Çallaku. Të gjithë akuzohen për mosrespektim të rregullave të sigurisë në paraburgimin e komisariatit dhe shpërdorim detyra. Sipas hetimeve, në mungesë të kontrollit, ata kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga Arben Mici dhe Dilaver Idrizi.

Teksa hetimet vijojnë, Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Idrizi ka qenë prej 3 ditësh në komisariatin e Kamzës pasi dje doli para Gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë, ndërsa i vetmi që u fut nga jashtë në qeli ishte Mici, që dyshohet se mund të ketë patur me vete edhe mjetin ndezës. Ky i fundit rezulton se më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë humbën jetën 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Polici Hajredin Boja u asfiksua nga tymi, teksa u dërgua në spital ku po ashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1648365910_IDRIZIBOJA.jpg

I arrestuari Dilaver Idrizi dhe polici Hajredin Boja

Ora 10:46
VIDEOLAJM/ Dalin pamjet, ja dhoma e izolimit në Komisariatin e Kamzës që iu vu zjarri nga dy të arrestuarit

 

Report Tv ka siguruar VIDEO të dhomës së izolimit në Komisariatin e Kamzës, nga ku nisi zjarri që i mor jetën të arrestuarit për dhunë në familje, Arben Mici, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni dhe polici Hajredin Boja. Ishin Mici dhe Boja ata që i vunë flakën me çakmak qelisë, me qëllimin për t'u arratisur.

Ora 10:03
Plan për t'u arratisur, dy të ndaluarit i vunë zjarrin komisariatit të Kamëz! Dogjën rrobat për të krijuar tym me çakmakun e cigares

1648365783_DILAVERI.jpg

Zjarri në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e kaluar u shkaktua nga dy të ndaluarit Arben Mici, i cili ndërroi jetë si dhe nga Dilaver Idrizi, me qëllim për tu arratizur. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije dy të ndaluarit i kanë vënë flakën me çakmak, të cilin efektivët nuk ua kanë hequr duke shkelur në këtë mënyrë dhomat e izolimit. Ato i kanë vënë flakën rrobave për të krijuar kaos dhe të arratiseshin. Plani është krijuar mes Arben Micit dhe Dilaver Idizit. Arben Mici, i ndaluar për dhunë në familje, kishte të hënën seancën në gjykatë, ndërsa Dilaver Idirizi doli një ditë më parë. Idrizi pas vendimit të gjykatës do të kalonte sot në paraburgim, ndërsa pritet që të përballet me një tjetër akuzë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/03/2022 23:32

    /REZI/,kete shoqeri nuk e solli demokracia,ekzistonte dhe me perpara.Duke perjashtuar rastet me probleme mendore,duhet thene qe prinderit shqiptare i kane supermbrojtur e llastuar femijet me shume sec duhet.Me kujtohet ne kohen e komunizmit,ndodhte shpesh qe femijet ne zonen ku banoja ziheshin gjate lojerave e nganjehere keqaz ,e fillonin me fjale,perfundonin ne perleshje.Atehere hynin ne mes prinderit e seciles pale e fillonin te ziheshin me njeri-tjetrin me te thirrura,te shara e ulerima me keq se femijet e tyre qe i mbronin dhe pa pyetur kush kishte te drejte e cili ishte shkaku.Rezultati:Sot ata femije te rritur tashme dhe femijet e tyre perserisin ritualin,vetem se kesaj rradhe reagimin e bejne sikur jane ne stereoide.

    Përgjigju
  • Liku: 27/03/2022 14:34

    Policet nuk kane zbatuar rregulloren duke mbajtur proces verbal per sendet personale te ndaluarit

    Përgjigju
  • rezi: 27/03/2022 11:33

    Kësaj i thonë ti bësh varrin vetes. Ndez zjarr për të dëmtuar të tjerët dhe digjet vetë brënda... moshë e re për të ikur nga kjo botë, por kjo është shoqëria që na solli dhemokracia.

    Përgjigju
  • Drini: 27/03/2022 10:01

    Drejtori i Policise Tirane eshte Lorenc Panganika, nje person pa pike autoriteti dhe me figure moralee pertoke. Rrjedhimisht efektivat nuk jane te motivuar qofte dhe per te bere detyren. Arrestimi nga persona civile i protestuesve te cmimeve ne syte e drejtorit e ben kete polic krejtesisht te pa afte nje vegel ne duar te politikes e cila abuzon me pushtetin. Mjerim, te digjet konisariati nga brenda , mjerim dhe per policine qe nuk mbron dot veten.

    Përgjigju
    • Tahipi: 27/03/2022 12:15

      O pall gari .. nuk arrestohen protestuhesit thjesht per faktin se protesojne pooooor sepse bllokojne rrugen e qytetareve te tjere te cilet jane ne te drejten e tyre dhe per demtim te prones gjate protestes o bole.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?