Emergjenca Civile

Kronikë

Zjarri në Krastë të Elbasanit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Flakët janë vendosur nën kontroll

17 Qershor, 20:31| Përditesimi: 17 Qershor, 20:40

  • Share

1750185224_ËhatsAppImage20250617at20.31.06.jpeg

Pas një pune të pandërprerë të Forcave të Armatosura është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.

Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.


Lajmi kryesor:

Zjarri përfshin kodrat e Krastës, 'mushkëritë' e Elbasanit në tym e flakë! Ministria e Mbrojtjes: Po shuajmë dhe vatrat e fundit (VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?