Zjarri në ‘Kurum’, pasoja në shëndet dhe mjedis! Guri: Ndotja në Elbasan 365 ditë të vitit, fabrika u fshihet kontrolleve

9 Nëntor 2023, 15:15| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 17:37

  • Share

Pika e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”, e cila u përfshi nga flakët tre ditë më parë (6 nëntor) për tu shuar pas 20 orësh nga zjarrfikëset, vijon në qetësi dhe në normalitet punën e saj duke shkaktuar ndotje të ajrit në gjithë zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Ambientalisti  Sazan Guri, në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se substancat që janë përhapur në ajër janë shumë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, të cilët përballen me tymin kancerogjen 365 ditë të vitit.

“Zjarri në fabrikën ‘Kurum’ nuk është vetëm kjo që ndodhi, sigurisht ky ishte zjarr që duket por një zjarr i padukshëm është ajo që fabrika bën 365 ditë të vitit. Në pamje të parë duket sikur nuk sheh zjarr, por sheh ndotje që është më e rrezikshme se një zjarr. Ata punojnë natën, nga ora 20:00, ose në këtë kohë nga ora 17:00-18:00 deri në orët e para të mëngjesit, duke iu fshehur kontrolleve të befasishme. Unë kam shkuar vetë me prokurorë, mezi kanë hapur derën deri sa kanë marrë masat paraprake. Fotografi që u caktua nga Prokuroria në fillim tha se e maste ndotjen që dilte nga dritaret, tymi dhe shkarkimet që shkarkohen në ajër dalin nga dritaret dhe çatia. Ky fotografi që tha se është mjeshtër dhe fotografon ndotjen, tha se nuk e fotografonte dot tymin në këtë rast.  Pra diçka ndodhi, unë isha me prokurorin aty. Pra këta kanë kapur pikat kyçe të Portës së lartë të Tiranës dhe qoftë ndonjë portë të rangut të ministrave apo drejtorëve. Pra këta nuk kanë frikë nga asgjë, as nga populli. Duhet kuptuar se nuk kemi ndotje vetëm disa ditë por 365 ditë të vitit nga një fabrikë që përpunon me miliona metër kub skrape në vit. Populli shqiptar nuk fiton asgj2ë nga kjo fabrikë, përveç punëtorëve që janë punësuar aty”, tha Guri.

Zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit (6 dhe 7 nëntor) ra në ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve deri në shuarjen e tyre mesditën e sotme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?