Zjarri në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, reagon Balla: Në ndihmë të zjarrfikësve do jetë një helikopter

14 Qershor, 20:47| Përditesimi: 14 Qershor, 20:49

  • Share

1717615110_taulantbala.jpeg

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që ka rënë pasditen e sotme rreth orës 18:55 minuta në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës, pranë tregut të rrobave të përdorura.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla bën me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të shumtë të MKZ Shkodër por edhe të bashkive fqinje, do të vijë edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes ???? helikopterit”,-shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?