Sociale

Zjarri në landfill/ Qytetarët protestë në Elbasan për ndotjen: Hetim, korrupsioni po na 'djeg' të gjithëve

4 Korrik, 14:56| Përditesimi: 4 Korrik, 17:33

  • Share

Me pankarta në duar, një grup i vogël qytetarësh, thirrur nga shoqëria civile, protestuan sot ne Elbasan, duke kërkuar nga prokuroria të hetojë shkaqet e zjarrit në landfill dhe vendosjen para përgjegjësisë së fajtorëve, duke thënë se korrupsioni po na djeg të gjithëve. 

"Hetimet sa i përket inceneratorit të përshpejtohen dhe ne sot duhej të kishim masa arresti. Sa i përket kompanisë që menaxhon inecenratorin, duhet të dalin me konkluzione dhe me një njoftim, nëse jemi para një zjarrëvënie të qëllimshme, apo zjarri ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike", tha një protestues.

Protesta nisi nga prokuroria dhe u përmbyll para bashkisë së Elbasanit si dy nga institucionet që qytetarët presin reagim dhe masa konkrete.

"Po flijojmë fëmijët, ka 4 ditë që qelbeni në erë.

Është e turpshme që një qytet i tillë të vuajë 4 ditë duke thithur këtë ndotje të tmerrshme", thanë protestuesit. 

Protestuesit kërkuan që të hetohet çështja e mbetjeve dhe të merren masa për menaxhimin e tyre, në mënyrë që Elbasani të mos përballet më me situata te tilla.

"Qytetarët shpesh janë tejet të politizuar dhe rrinë të ndrydhur në atë idenë se mos prekim dikë', tha një protestues. 

Në mungesë të qytetarëve nga Elbasani në protestë ra në sy prezenca e protestuesve nga Tirana. Për të katërtën ditë me radhë në Landfillin e Elbasanit  vijon djegia në thellësi e plehrave, ndërsa shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në zonat e banuara.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se po punohet me makineri të rënda, për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh është në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?