Operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Berzane pranë Urës së Zogut në Lezhë, përfundoi me sukses duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Helikopteri Cougar shkoi në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikonte të merrte përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë zjarri në malin e Balldrenit në Lezhë është izoluar plotësisht ndërsa në Orosh të Mirditës është arritur të shuhet zjarri që kishte përfshirë masivin pyjor me pisha në këtë zonë.
Zjarrfikësit e kishin të vështirë të shuanin zjarrin pasi ndikuar nga era dhe bimësia në zonë, flakët kishin përshkruar një pjesë të madhe të malit duke rrezikuar edhe disa banesa. Gjithashtu në këtë zonë, që prej mbrëmjes së djeshme kishte plasje të municioneve luftarake.
Gjatë pasdites së djeshme, situata u bë më e vështirë, për shkak se flakët rrezikuan një karburant në aksin nacional Lezhë-Shkodër. Afro 20 shtëpi në lagjen e njohur me emrin "ish-frutorja" dhe disa biznese rrezikuan të përpiheshin nga flakët. Zjarri dyshohet i qëllimshëm, ndërsa janë shkrumbuar mbi 2 hektarë me pisha dhe bimësi.
Për fikjen e këtij zjarri u angazhuan disa zjarrfikëse të ardhura nga bashkitë fqinjë. Aktualisht vatër aktive zjarri ka edhe në pyjet e Oroshit, ku zjarri vijon prej disa ditësh. Ndikuar nga era e fortë, flakët u përhapen me shpejtësi drejt zonës së banuar.
Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme. Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezentë edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese. Aktualisht zjarr aktiv ka në Lezhë.
Operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Berzane pranë Urës së Zogut në Lezhë, përfundoi me sukses duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, trupat tokësore, po bëjnë ‘krehjen’ e vatrës së zjarrit të fikur. Gjatë operacionit morën pjesë edhe dy zjarrfikëse , 60 ushtarë si dhe personeli i emergjencave civile te Bashkisë së Lezhës .
Ka nisur operacioni operacioni me helikopter për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se flakët po arrijnë të vihen nën kontroll, megjithëse ende vijon puna për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.
Një vatër zjarri është aktivizuar në Bunavi të Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket që po digjet një sipërfaqe e konsiderueshme ndërsa dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, të cilët çdo vit djegin arat pas korrjes së grurit.
Zjarret vijojnë të jenë shqetësimi i kësaj periudhe në rajonin e Lezhës. Pas shuarjes së flakëve në Balldre dhe Orosh, një vatër e madhe zjarri është pranë Urës së Zogut dhe po shkrumbon malin në kufirin ndarës mes Berzanës dhe Rrubikut.
Flakët janë në lartësi dhe ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur. Nga ana tjetër edhe shërbimi pyjor nuk mund të ndërhyjë pasi flakët janë një rrezik për jetën e tyre. Në këto kushte, ndërhyrja nga ajri është e vetmja zgjidhje para se kjo vatër të përhapet në një territor më të madh e të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.
Situata e krijuar nga zjarret në qarkun e Lezhës ka nisur të përmirësohet. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile në Prefekturën e këtij qarku, falë punës pa ndërprerje të zjarrfikësve, ushtrisë dhe autoriteteve të tjera, zjarri në malin e Balldrenit në Lezhë është izoluar plotësisht.
Pas disa ditësh luftë me flakët, edhe në Orosh të Mirditës është arritur të shuhet zjarri që kishte përfshirë masivin pyjor me pisha në këtë zonë.
Operacioni për shuarjen e zjarreve në Lezhë është drejtuar nga prefekti i qarkut Gjergj Prendi, ndërsa ende nuk ka një përllogaritje të plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët që në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë të qëllimshme.
Fshati Vuno i Himarës është përfshirë nga flakët ditën e sotme shumë pranë banesave
Një zjarr është shfaqur në orët e mesditës i cili ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshati Donofros Bashkia Dimal.
Kanë qenë vet banorët të cilët kanë njoftuar repartin MZSh Dimal. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve era dhe tereni vështirë ka bërë që flakët të përfshijnë gjithë pllajën me ullinj.
Sipas burimeve nga MZSh Dimal mësohet se janë shkrumbuar rreth 600 rrënjë ullinj. Dyshohet se zjarri është vendosur nga vet banorët të cilët kanë qenë duke pastruar ferrat përreth pemëve, më pas zjarri ka dal jashtë kontrollit ku era dhe temperaturat e larta kanë djegur gjithë plantacionin me ullinj.
Bravo aeroplani viva që i fiku zjarrin!
Përgjigju