Kosova & Rajoni

Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, gazetari për Report Tv: Ende nuk ka asnjë dorëheqje, pushteti po mbron ata që e shkaktuan

19 Mars, 12:13| Përditesimi: 19 Mars, 12:26

  • Share

Vdekja e 59 të rinjve pas zjarrit që ra në lokalin e natës ‘PULSE’, në Koçan, Maqedoni e Veriut ka tronditur mbarë opinionin publik. Në lidhje me këtë situatë gazetari nga Shkupi,Valon Bela tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se që prej fillimit të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes fatale nga ana prokurorisë kemi parë sjellje të çuditshme.

“Prej fillimit të hetimit të personave përgjegjës (prokuroria dhe qeveria), kemi parë sjellje të çuditshme. Fillimisht personat në bazë të ligjit që duhet të ishin përgjegjës nuk janë thirrur fare në prokurori, duke filluar nga kryetari i komunës, komandanti i stacionit policor, Ministri i Punëve të Brendshme që duhet të kishte kryer kontrolle të rregullta. Te protesta u arrestuan qytetarë dhe gazetarë. Më pas u dha një sqarim nga ana e gazetarëve, por jo nga ana e prokurorisë. Nga këtu po lindin dyshimet se pushteti po i mbron njerëzit e vet nga kjo tragjedi. Secili po habitet pse nuk kemi një dorëheqje. Kjo qeveri duhet të kuptojë se dorëheqja duhet të ishte morale dhe jo politike”, tha Valon Bela në Report Tv.

Sa i përket protestave që qytetarët zhvilluan një ditë më parë, gazetari u shpreh se marshimi i tyre kishte mesazhe të fuqishme teksa shtoi se në vijim mund të ketë edhe marshime të tjera.

“Marshimi i djeshëm kishte mesazhe të fuqishme. Ngjarja të ë zbardhet e plotë, jo zbardhje selektive siç bën kryeministri dhe kryeprokurori. Do të kemi edhe marshime të tjera, prandaj kemi edhe një frikë të qeverisë mos protestat përshkallëzohen si në Serbi”, shtoi ai.

Në fund të intervistës Bela nënvizoi se shumë të plagosur janë në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet.

“Kryeministri po fut duart në prokurori. Pronari është mik i kryeministrit, kryetari i komunës, punonjësit e sigurisë gjithashtu, janë miq të tij”, përfundoi Bela.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?