Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë reaguar për zjarrin që ra në lokalin e natës në Koçan në Maqedoninë e Veriut.
Osmani shprehet se ky është një lajm shkatërrues, një tragjedi që nuk ka fjalë të përshkruhet.
“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shkroi Osmani në X.
Ndërkohë edhe Kurti përmes një postimi gjithashtu në X shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi.Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Kurti.
Komente
