TIRANË- Një shkëndijë elektrike dyshohet shkak i zjarrit në një magazinë me rrobe të përdorura në ‘Qytetin Studenti” . Vetëm pas 18 orësh u arrit shuarja e flakëve që kanë shkrumbuar cdo gjë
Zjarri në bodrumin me rroba të përdorura në në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë, ka lënë pas dëme të mëdha materiale. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë që cdo gjë është shkrumb.
Zjarrëfikësëve ju deshën 18 orë punë për të shuar plotësisht të flakëve. Ata kanë punuar gjatë gjithë natës, dhe mëngjesin e kësaj të hëne për të shmangur riaktivizimin e zjarrit.
“Zjarri ishte i vështirë. Gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, jemi detyruar trë kthejmë gjithë pjesën e poshtëme dhe ti lagnim. Tani kemi përfunduar. Është parandaluar zjarri nga zjarrfikset. Ishte zjarr i vështirë sepse deportonte nga poshtë. Sapo ta lije pak merrte vrull”, tha kreu i zjarrfises në “Qytet Studenti”,- thaBledar Bajrami.
Dyshohet se shkak i ngjarjes, është një shkëndijë elektrike, por do të jetë ekspertiza e plotë që do të përcaktoje në mënyrë definitive. Për ngjarjen, pronari magazines, Vladimir Hodaj, rrezikon të gjobitet nga autoritetet. Sipas informacioneve, ai nuk ka plotësuar kushtet e sigrisë në ambientin që mbante rrobat, të cilat mund të shmangnin ngjarjen.
Magazina në pronësi të Vladimir Hodos mori flakë pasditen e djeshme në Tiranë ku si shkak gazetari Sokol Dema raportoi se ishte për një shkëndijë elektrike. Në pamjet e siguruara nga Report Tv magazina me rroba në Tiranë është bërë shkrumb. Fatmirësisht, nga ngjarja e djeshme nuk pati të lënduar por dëmet materiale ishin të mëdha.