Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka folur për situatën e zjarreve në zonë, ku shkruan se prej 3-4 ditësh janë aktivizuar 20 vatra, por që 18 prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll. Gjici shprehet se problematike mbeten vetëm zjarret në Majën e Rrunës, ku po digjet sipërfaqe me pyje, ndërsa po punohet nga forcat zjarrfikëse që të mos lejohet që flakët të rrezikojnë Tunelin e Kalimashit.
"Kanë qenë 20 vatra zjarri, ku 18 prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll pa rrezik. Disa prej zjarreve janë të qëllimshme dhe nga pakujdesia e banoreve. Forcat zjarrfikëse kanë punuar pa u ndalur për vënin në kontroll të zjarreve por edhe vetë banorët kanë ndihmuar", tha Gjici.
I pyetur nëse Bashkia Kukës i ka mjetet e duhura për të përballuar zjarret, Gjici tha se në dispozicion të saj janë vetëm 2 zjarrfikëse që është një numër i vogël krahasuar me sipërfaqen e madhe të pyjeve që ka nën administrim. Ai tha se duhen se qeveria duhet të hartojë plane konkrete për rritjen e këtyre kapaciteteve.
"Me sipërfaqen e madhe me male e pyje që kemi, bashkia ka në dispozicion vetëm 2 mjete zjarrfikëse që janë shumë pak, ndërkohë që njësitë nën administrim janë 14. Duhen të paktën 4 mjete zjarrfikëse, forca të shtuara njerëzore e mjete që të futen në rrugët e vështira të maleve, pasi zjarrfikësja nuk hyn dot. Qeveria të hartojë plane konkrete jo vetëm për bashkinë e Kukësit por edhe të bashikve të tjera për rritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës së shërbimit zjarrfikës", tha Gjici.
Lajmi kryesor:
Zjarri vë 'para' pyjet në Voskopojë, tymi 'mbytës' për turistët! Vatër e rrezikshme në Gorrisht të Vlorës! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës
//ReportTv.al